AKU e fshehu emrin e subjektit dhe të dhënat e tjera të produktit të zbuluar me vaj palme. Në këto raste është shkelje ligji, por në rastet kur u ofrohet fëmijëve në produktet e tyre, pa e ditur prindërit se çfarë po iu blejnë, është kriminale. Moskomunikimi i riskut për konsumatorët, edhe pse është detyrë ligjore e AKU dhe e vetë subjektit, të dyja vazhdojnë të shkelin ligjin.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit raportoi ditën e premte për bllokimin e 112 kg “djathë bebe të shkrirë” për mosdeklarim të të gjithë përbërësve ushqimorë në etiketë. Mësohet se AKU ka zbuluar se produkti kishte në përbërje vaj palme, por që nuk ishte deklaruar në etikë. AKU e fshehu emrin e subjektit dhe të dhënat e tjera të produktit të zbuluar me vaj palme, por mësohet se bëhet fjalë për djathin bebe të shkrirë, “Eka bebe”, prodhim i kompanisë EKA – 2001.Përdorimi i vajit të palmës në produktet me origjinë shtazore është thuajse masiv. Por, në shumë raste, ai fshihet dhe nuk deklarohet në etiketë.
Në këto raste është shkelje ligji, por në rastet kur u frohet fëmijëve në produktet e tyre, pa e ditur prindrit se çfarë po iu blejnë, është kriminale.Djathi që ka rezultuar me prani të vajit të palmës me emërtimin “Djath i shkrirë Eka Bebe” mban datën e prodhimit 22.08.2023 dhe afat përdorimi deri më 22.02.2024. AKU është mjaftuar vetëm me një gjobë ndaj subjektit në vlerën e 100 mijë lekëve të reja dhe produkti nuk është asgjësuar, por do të rietiketohet nga subjekti dhe do të rihidhet në treg. Megjithëse thuhet se subjekti ka bërë njoftimin për tërheqjen nga tregu të kësaj sasie, dhe sipas raportit të AKU u tërhoqën nga tregu 103 copë x 140 gramë dhe u bllokuan në ambientet e subjektit.
Megjithatë, AKU është ndalur në analizimin e një loti me datë prodhimi e afat përdorimi të lartpërmendur, por askush nuk garanton që sasitë e mëparshme të hedhura në treg dhe që lehtësisht mund të gjenden sot në markete, janë tërhequr plotësisht.
AKU është mjaftuar vetëm me një gjobë ndaj subjektit në vlerën e 100 mije lekëve, produkti nuk është asgjësuar, por vetëm do të rietiketohet nga subjekti e do të rihidhet në treg, ndoshta edhe me data tjera prodhimi e skadence…
Moskomunikimi i riskut për konsumatorët, edhe pse është detyrë ligjore e AKU dhe e vetë subjektit, të dyja vazhdojnë të shkelin ligjin. Njoftimi në rrjete sociale pa asnjë të dhënë specifike është i padenjë për një institucion të rëndësisë së veçantë, i cili, kur nuk ka asnjë fuqi dhe Operatorët e Biznesit i bëjnë sfidë, si rasti në fjalë, rrjetet e krijuara nga Mark Zuckerberg mund t’i përdori falas për të mirën e konsumatorit.
Përdorimi i vajit të palmës në produktet me origjinë shtazore është thuajse masiv. Por, në shumë raste, ai fshihet dhe nuk deklarohet në etiketë. Në këto raste është shkelje ligji, por në rastet kur u frohet fëmijëve në produktet e tyre, pa e ditur prindrit se çfarë po iu blejnë, është kriminale.
I tillë është dhe rasti i fundit, të cilin AKU e fshehu si rast, pra emrin e subjektit dhe të dhënat tjera të produktit të zbuluar me vaj palme, të padeklaruar në etiketë.
Ende nuk dihet se pse është fshehur emri i kompanisë që ka bërë këtë shkelje, por dyshimet më së shumti janë për arsyen që thamë në fjalinë e parë.Në komente qytetarët kanë shkruar qartë se duan të dinë emrin e kompanisë që e ka bërë këtë.