Skandali /Braimllari : Keqardhje kur shoh se ku prehen dëshmorët e Korçës.

298
Përfaqësuesi i LSI Endrit Braimllari ka denoncuar sot papërgjegjshmërinë e drejtuesve të Bashkisë së Korcës, të cilët kanë lënë në harresë varrezat e dëshmorëve të qytetit. Një një postim në rrjetin social facebook, Braimllari ka sjellë dhe pamje nga varrezat të cilat ndjehet keqardhje për standartin e mirëmbajtjes së tyre.
Ja postimi i plotë :
Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” nga papërgjegjshmëria e atyre që sot drejtojnë Bashkine e Korçë.
Në këtë ditë të shënuar për vendin ndjej keqardhje kur shoh se ku prehen dëshmorët e rënë në Korçë.
Dëshmorët, kanë sjell lirinë, na bënë krenar duke na rradhitur në krah të aleancës më të madhe fituese të Luftës së Dytë Botërore. Luftuan për një Shqiperi të lirë në beteja shumë të ashpra ku humbën dhe jetën.
Përgjegjësia e tyre kombetarë ishte shumë e lartë sa në moshë shumë të re, pjesa më e madhe ranë dëshmorë për një Shqiperi të lirë.
Sot Papërgjegjshmëria e Bashkisë Korçë i ka lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit, varrezat e atyre heronjve, që dikur nuk kursyen jetën.
Sigal