Skandal në fshatin SOS, dy djem abuzojnë seksualisht me 9-vjeçaren

623
Një skandal me sfond seksual ka ndodhur në fshatin e fëmijëve SOS pak javë më parë. Dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë abuzuar seksualisht një vajzë të mitur 9-vjeçare. Drejtoresha Teuta Shkenza thotë për emisionin “STOP”, se nëna kujdestare, Valbona Shahu, ka dhënë dorëheqjen pas këtij incidenti, ndërsa ajo vetë ka denoncuar këtë rast në komisariatin numër 1. Skandali thellohet po të sjellim në vëmendje, se edhe pas disa javësh, nuk është bërë ende ekzaminimi mjeko-ligjor i të miturës.
“Jo, kjo ka ndodhur, përpara dy- tre javëve, realisht. Ne jemi njoftuar nëpërmjet një e-maili nga jashtë, domethënë që ka ndodhur diçka edhe ne e kemi marrë dhe e kemi parë rastin, si është rasti, tek është rasti etj. Dhe unë menjëherë kam lajmëruar, kam njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që është në Njësinë Bashkiake numër 2. Kam njoftuar Agjensinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që është në Ministrinë e saj dhe e kam bërë vetë denoncimin tek Policia, tek Rajoni i Policisë numër 1. Ato menjëherë kanë sjellë dy OPGJ, se ata janë personat, që verifikojnë nëse rasti është faktik.
Është bërë ekspertizë vajzës?
Jo! Nuk ka ndodhur abuzimi konkret, po ka qenë kështu molepsje domethënë. Por megjithatë ne pavarësisht se kemi dyshime apo është e vërtetë, janë organet që e provojnë nëse ka ndodhur apo jo.
Ka dhënë dorëheqjen nëna kujdestare?
Sot kemi filluar procedurat e largimit nga puna, realisht.
Ka dhënë vetë dorëheqjen apo po e hiqni ju?
Në momentin, që unë kam marrë këtë unë kam bërë njoftimin, që ta lajmërojnë mbas 72 orëve, që të vinte dhe të paraqitej përpara nesh. Nëna ka përgjegjësi për gjithçka për fëmijën. Realisht unë kam filluar procedurat e largimit dhe në momentin, që unë do ta thërras pas 72 orëve në bazë të Kodit të Punës, që ajo ashtu në atë moment ajo ka paraqitur tek Burimet Njerëzore dorëheqjen. Por nuk do të thotë… Për arsye personale ka thënë ajo, por realisht policia e ka thirrur dy herë dhe ka përgjegjësi. Dhe kjo ka qenë, që nëna ka shkuar tek një shtëpi tjetër me pa televizor dhe i ka lënë fëmijët vetëm. A kupton? Dhe kjo është neglizhencë. Kjo nënë ka pasur edhe një vërejtje përpara, për këtë tip neglizhence. Dhe kjo ishte arsyeja, që ne vendosëm në mënyrë të menjëhershme si staf, që duhet ta largojmë.
Ne kemi dhënë vërejtje dhe paralajmërim për largim edhe për dy nëna të tjera, që e kanë marrë vesh situatën dhe nuk kanë ardhur ta tregojnë. Ne në fakt jemi duke i trajtuar me psikolog, qoftë edhe gocën, qoftë edhe këto dy çunat. Dhe aktualisht jemi duke punuar, që këto të ikin fare nga fshati dhe të bashkohen me familjet e tyre biologjike. Kështuqë, ne i kemi marrë masat e menjëhershme në momentin që…Kjo ka ndodh mbasdite në orën 9 të darkës dhe të gjitha këto, thashë është ngritur grupi i investigimit me tre persona, që kanë marrë trajnim, sesi ta investigojnë çështjen. Megjithatë ne…
Nga ju është marrë?
Nga ne.
Në çfarë konkluzioni kanë arritur? 
Ato nuk mund t’i provojnë këto fakte, se duhet mjeku ligjor për ta vërtetuar, duhet…
Pse e keni lënë kaq shumë? 
Jo, jo, ne s’e kemi lënë shumë fare, ne e kemi çuar direkt. I jemi drejtuar policisë dhe policia e ka nën hetim.
Në aspektin shkencor nëqoftëse zgjatet koha nuk arrini të identifikoni asgjë?
Jam shumë dakord dhe kjo është arsyeja, që unë e kam çuar në polici. Pse? Se policia lajmëron Prokurorinë ose Gjykatën dhe ata i japin urdhër mjekut ligjor. Se mjeku ligjor, me bë me shkuar thotë: jo moj zonjë, unë s’ka pse të marr ty në konsideratë, ça je ti? Dhe nuk tregon, kurse…. Jo, ne kemi të drejtë me i çuar deri tek organet, që marrin vendimarrjet. Vajza nuk është marrë sepse vajza ka deklaruar, që kam pasur vetëm molepsje kështu prekje ndoshta kuriozitet të moshës realisht, por jo se ka… dicka të tillë.
Pse e kanë vonuar raportin mjeko-ligjor?
Nuk e di, pse. Po tani unë policisë ia kam lënë dhe policia është ajo që i thotë, do ta çosh tek mjeku ligjor etj. Detyra jonë është me i dhënë dokumentat, çfarë kemi në lidhje me gjithë dokumentat që ka firmosë. Por ata edhe çunat edhe kjo kanë pohuar, se çfarë kanë bërë. Janë zhvesh e janë kështu domethënë, por jo se realisht ka pasur penetrim ose dicka. Jo, jo! Megjithatë unë të thashë, është organi kompetent. Se dhe unë bën me i çuar p.sh…Po të dëftoj një rast, që kishte një shenjë fëmija dhe unë e çova tek një mjek. Tha, po more unë e konstatoj këtë, por letra ime nuk pi ujë sesa kur shkon tek një mjek ligjor. Dhe jemi detyruar e kemi çuar në Prokurori dhe Prokuroria pastaj i ka dhënë letër, për të shkuar tek mjeku mjeko-ligjor. Jo, jo. S’e kemi çuar ne. Po po, detyra jonë është të shkojmë, të njoftojmë policinë. Policia e çon çështjen në Prokurori, në Gjykatë e të tjerë me rradhë.
Sigal