Skandal / INSIG merr 100 milionë lekë nga Ardi Veliu pa garë. Paratë gjoja për sigurimin e familjeve të oficerëve të policisë

276

Ardi Veliu dhe INSIG vjedhje flagrante para syve të SPAK, ndajnë 100 milionë lekë në emër të sigurimit të familjeve të policëve, oferta e INSIG sa fondi limit

Sigal

Teksa SPAK ka hapur 23 dosje të vjedhjeve me tendera dhe pritet të bëjë goditjen e madhe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sapo është realizuar një vjedhje flagrante, fyese dhe sfiduese për drejtësinë e re.

Rreth 100 milionë lekë ka marrë kompania e sigurimeve INSIG nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për sigurimin e jetës së familjarëve të oficerëve të policisë. Duket qartë se tenderi është një sajesë e ulët thjeshtë për të ndarë paratë, pasi në thelb policia nuk do të marrë ndonjë shërbim. Tenderi  është zhvilluar pa konkurrencë. Për pasojë oferta e INSIG është sa fondi limit. Abuzimi është flagrant që nga objekti i tenderit deri tek procedura e zhvilluar.

Në fakt, në letra, tenderin sapo e ka fituar kompania “INSIG SH.A”. Por, “INSIG SH.A” është një maskë e kompanisë EUROSIG SHA, që më parë ka pasur emrin Dukagjini. EUROSIG ka marrë mbi 100 tendera, shumica të dyshimtë, përmes “INSIG SH.A”., me vlerë dhjetëra milionë euro dhe pothuajse pa kryer ndonjë shërbim me produkt konkret. Rreth 60 tendera me vlerë dhjetëra milionë euro i ka marrë vitet e fundit vetë EUROSIG drejtpërdrejt.

Burimi kryesor i kalimit të parave në llogari të EUROSIG janë bashkitë. Në vijim detaje për çdo tender korruptiv dhe se po ndahen paratë publike mes disa zyrtarëve të korruptuar dhe kokave të sigurimeve në Shqipëri. Tenderi që Ardi Veliut i ka dhënë EUROSIG, përmes INSIG, është thjeshtë një shembull ilustrues. Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith tha dy ditë më parë se këtë të hënë do të nisë punë Byroja Kombëtare e Hetimit, duke paralajmëruar se pandëshkueshmërisë në Shqipëri po i vjen fundit. Dhe aferat me tendera janë prova më e fortë për BKH-në dhe SPAK.