Situata në Ukrainë, Ibrahimaj: Po analizojme çdo efekt negativ që mund të ndikojë në ekonominë shqiptare

198
Sigal

Ministria e Financave ka reaguar pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se po ndjekin çdo zhvillim që ka të bëjë me ekonominë globale.

Në një postim të shpërndarë nga ministrja Ibrahimaj thuhet se po analizohet çdo efekt negativ që mund të ndikojë në ekonominë shqiptare me qëllim minimizimin e tyre dhe shmangien e çdo rasti emergjent, që mund të reflektohet edhe nga përshkallëzimi apo vendosja e sanksioneve të mundshme.

Postimi:

Keqardhje për atë që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës!
Ministria e Financave dhe Ekonomisë po ndjek çdo zhvillim që ka ndikim në ekonominë globale nga ngjarjet e ditëve të fundit. Po analizojmë çdo efekt negativ që mund të impaktojë ekonominë shqiptare, me qëllim minimizimin e tyre dhe shmangien e çdo rasti emergjent, që mund të reflektohet edhe nga përshkallëzimi apo vendosja e sanksioneve të mundshme.
Të angazhuar dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet vendase dhe të huaja për të përballuar çdo situatë