Situata në Shkodër shqetësuese/ Mjeku infeksionist: Po nuk zbatuam rregullat, shifrat do jenë të mëdha

522
Sigal

Mjeku infeksionist Arben Pilaca e sheh shqetësuese situatën në Shkodër.

Ai shprehet se nuk ka asnjë person të pa rrezikuar nga ky virus dhe thekson se situata në Shkodër nuk duhet parë si fatkeqësi, por si një emergjencë që duhet kaluar.

Në një intervistë për “Star Plus”, mjeku i njohur shprehet: “Unë kam kërkuar para një muaji ndërhyrjen e institucioneve në Shkodër, jo se jam profet, por se e di se çfarë ndodh me infeksionet. Ajo që dua të them është se nuk ka asnjë person të parrezikuar nga ky virs. Të gjithë jemi të rrezikuar. Ajo që po ndodhë në Shkodër nuk duhet parë si fatkeqësi, por si një emergjencë që duhet kaluar”.

Sipas tij, nuk ka vlerë numri i testimeve, por zbatimi i rregullave.

“Testimi tregon numrin, por nuk shëron. Po nuk u zbatuan rregullat, testimi tregon vetëm se sa të infektuar kemi dhe shifrat sigurisht që do jenë të mëdha”,-tha mjeku Arben Pilaca.