Situata me motin, ARRSH: Të gjitha akset, të kalueshme

464
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një deklarate zyrtare, njofton se të gjitha akset janë të kalueshme ditën e sotme pas bllokimeve të ditës së djeshme. Kjo sipas ARRSH vjen edhe për shkak se gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka patur reshje dëbore dhe moti ka qenë i kthjellët.

Njoftimi i plotë

Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët. Kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. ​Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

#RrugëtKombëtare

#PërShqipërinëQëDuam