“Situata e paprecedentë”, ish-ministri i Shëndetësisë: PD gati për një mandat qeverisës, Rama fatkeqësi kombëtare

364
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverisjen e Fatos Nanos , Leonard Solis ka komentuar situatën politike në vend, ku fryma e debatit vijon të përqendrohet tek Kodi Zgjedhor.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Solis pohoi se situata aktualisht është e paprecedentë, ndërsa opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një fatkeqësi kombëtare.

“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ‘mos voto, voto’. Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme. Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe. Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i pareshtura në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet? Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira. Po të isha si ai, do kisha ikur vetë. Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama.”, tha Solis.