Vjosa, Park Kombëtar/ Di Caprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

95
Sigal

Aktori Leonardo Di Caprio ka reaguar pasi ditën e djeshme, Vjosa, që është lumi i egër i fundit në Evropë, u zyrtarizua Park Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio shkruan se lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det.

Sipas Di Caprios, i cili ka qenë lobues për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar, shprehet se tanimë do të ketë një vizion të ri për ruajtjen e kësaj zone.

“Është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!” shkroi ai në Instagram.

Qeveria e ka shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ndërkohë, dje më 15 mars, u bë zyrtarizmi përmes një ceremonie.