Siguronte dhe shpërndante kanabis në Yzberisht, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

143
Sigal

Një person është arrestuar për akuzën e posedimit të lëndëve kannabis sativa.

Shtetasi S. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga në rrugën “Kadri Roshi” dhe i është sekuestruar sasia e drogës, e ndarë në doza gati për shitje.

Në lidhje me ngjarjen është proceduar edhe një tjetër person, shtetasi S. Gj., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Shtetasi S. D.,  pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Yzberishtit.

Në rrugën “Kadri Roshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. D., dhe shtetasin S. Gj. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. D., iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit S. D., si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.