Sigal

Asnjë shtet në botë  nuk merr përsipër ndërtimin e shtëpive nga e para. Këtë mundësi ta japin vetëm kompanitë e sigurimeve të banesave, pajisjeve dhe shëndetit të qytetarëve të dëmtuar dhe traumatizuar

Ne këtë fatkeqësi që ka përfshirë qytetin e Korçës , rrethinat e tij  por edhe të disa qyteteve  si Kolonja, Pogradeci, Përmeti deri në Gjirokastër nuk ka munguar solidariteti i qytetarëve, politikanëve dhe  shoqatave të ndryshme. Por ky solidaritet nuk e përjashtoi apo largon panikun e qytetarëve të cilët i tremben rrezikut të dëmtimeve të banesave , shkatërrimit të tyre por edhe pasojave shëndetësore si nga traumat fizike , kardiovaskulare ashtu edhe ato psikologjike.

Një tjetër problem është edhe  dëmtimi i banesave, orendive , automjeteve të parkuara dhe mbi të gjitha të plagosurit dhe shqetësimet tek të sëmurët kronik që detyrohen të qëndrojnë jashtë nga frika rrëzimit të ndërtesave dhe banesave . Por qeveria nuk ka mundësi të paguaj, apo të riparojë dëmet pasi kalvari i nxjerrjes së fondeve , tenderimet etj. përbëjnë  ‘burokraci’  tëcilat janë të pranishme jo vetëm për vendin tonë por kudo në botë. Emergjencat civile maksimumi mund të ofrojnëndonjëçadër sa për të futur kokën provizorisht  por nuk kanë as mundësi financiare dhe as teknike për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet e shumta që nuk dihet se sa zgjasin.

E vetmja mundësi është ajo që ndiqet sot kudo në botën e përparuar dhe që ka të bëjë  me sigurimin e banesave, apartamenteve, vilave , pajisjeve shtëpiake nga kompanitë e sigurimeve.

Mjafton  nje kontratë  për sigurimin e banesës por edhe të shëndetit dhe  SIGMA INTERALBANIAN VIG, mbulon investimin më të madh në jetën tuaj, Banesën dhe Shëndetin. Situatat e përsëritura nga goditjet sizmologjike (tërmetet ) duhet të ndërgjegjësojnëçdo qytetar të këtij vendi që për një vlerë shumë minimale dhe të papërfillshme 4 euro në muaj që do të thotë as më shumë e as më pak dy kafe dhe 1 shishe uji, të gjithë do të kenë të siguruar banesën, apartamentet, vilat, pajisjet , shëndetin etj. Pra mjafton një vlerë minimale dhe e papërfillshme që gjithkush të jetë i qetë dhe të mos i ketë sytë as nga qeveritë dhe as nga qielli. Madje me këtë vlerë ke të siguruar banesën dhe pajisjet jo vetëm nga tërmetet por edhe nga zjarri.

Polica e sigurimit të Sigma Interalbanian VIG, mbulon rreziqet nga tërmetet, zjarri,stuhitë,dëmet nga uji, përmbytja dhe veshja. Me një polic sigurimi për banesat ju mbroni pasurinë tuaj që ka vlerë për ju, jo vetëm ndaj tërmetit por edhe ndaj zjarrit, stuhisë, përmbytjeve , madje edhe vjedhjeve. Vetëm para pak kohësh vendi u godit edhe nga përmbytjet, dhe qindra dyqane, garazhe, automjete u dëmtuan dhe vlera e shkaktuar nga këto fatkeqësi kapi shumën e miliona dhe miliona lekëve. Askush nuk i dëmshpërbleu nga shteti.

Në përmbytjet e fundit në Durrës, Vlorë, Tiranë, zonat e Myzeqesë të vetmit që përfituan 100% dëmin e shkaktuar ishin ata që kishin bërëpolicin e sigurimit pranë kompanive të sigurimit si dhe disa biznese që kanë kredi ose janë kompani të përbashkëta me të huajt. Kjo tregoi se të huajt,tregtarët me përvojë por edhe ata që kanë kredi bankare  të parën gjë që bëjnë ose u kërkojnë të bëhet është sigurimi i objekteve, dyqaneve,apartamenteve, vilave dhe pajisjeve. Veç tyre edhe sigurimi shëndetësorsot është bërë detyrë e parë,pasi nuk ka vlerë pasuria pa garantuar shëndetin. Por një tjetër shqetësim dhe emergjencë për të gjithë qytetarët është sigurimi i objekteve edhe nga zjarri. Përsëri vlera është e njëjtë dhe minimale dhe varion nga 500 lekënë muaj dhe kjo varet në bazë të vlerës së objektit, madhësisë, dhe pajisjeve të brendshme. Mundet që një familje të jetë shumë korrekte dhe kujdesshme nga zjarri, por askush nuk e garanton se komshiut mund t’i bjerë zjarri dhe pasojat apo dëmet i pësojnë të gjithë.

Ndaj e vetmja mundësi është ajo që ofron SIGMA INTERALBANIAN VIG,  e cila me vlerën minimale bënë njëkohësisht  sigurimin e banesave dhe pasurisë si nga tërmetet, përmbytjet, zjarret, vjedhjet etj. Të interesuar pranë kompanive të sigurimeve në lidhje me këto fenomene specialistët e njërës prej kompanive më prestigjioze të sigurimeve jo vetën në Shqipëri por edhe në Evropë  dhe në botë, pikërisht ekspertët e SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP  na ofrojnë shërbimet që  kompania e tyre kryen në të gjithë vendin, garancitë dhe përgjegjshmërinë që kjo kompani ka me klientët e saj duke i konsideruar bashkëpunëtor në misionin e përbashkët të sigurisë së banesave dhe mbrojtjes së shëndetit.

SIGMA INTERALBANIAN VIG ofron një kontratë sigurimi komplekse për Banesën e cila mbulon, investimin më të madh në jetën tuaj, BANESËN.

  • Apartamentet apo Vilat;
  • Pajisjet shtëpiake;
  • Paratë;
  • Sendet me vlerë, Koleksionet dhe Objektet artistike;
  • Shpenzimet për vendosjen e klientit në një banesë të përkohshme, ndërkohë që banesa e tij është bërë e pabanueshme;
  • Heqja e mbeturinave;

Rreziqet e sigurimit:

  • zjarri, rrufeja, eksplozioni, rënia e avionëve apo pjesëve të tij;
  • Stuhia, thyerja e xhamave, dëmet nga uji;
  • Tërmeti, përmbytja, vjedhja;
  • Përgjegjësia ndaj palëve të treta;

Avantazhet e konkurruese të SIGMA INTERALBANIAN VIG:

  • Ofron sigurim kompleks për banesën, me një gamë të plotë rreziqesh për sigurim;
  • Shpejtësi në kryerjen e procedurave të marrjes në sigurim;
  • Ofrohen bonuse për shkallë të ndryshme rrezikshmërie;
  • Tarifa konkurruese.

Sigurimi i shëndetit

Përfitimet në rast vdekje aksidentale; 

Përfitimet sipas sigurimit spitalorshpenzimet e shtrimit në spital