Si ndodhi vrasja e Klodian Rashës, Artan Hoxha: Gjithçka në tre minuta, ka pasur përplasje fizike

345
Sigal

Gazetari Artan Hoxha shpjegoi kronologjinë e vrasjes së Klodian Rashës nga polici. Hoxha u shpreh se gjithçka ndodhi në tre minuta dhe përpara vrasjes ka pasur një përplasje fizike mes efektivit dhe 25-vjeçarit.

“Qitja që i ka marrë jetën Klodian Rashës ka qenë një e vetme, polici ai ka bërë dy, një predhë shkoi në ajër, tjetra nga pas shpine në zemër.

Janë konstatuar viktimës plagë në pjesën e pasme të kokës dhe përpara në pjesën kockore të hundës dhe ballit që nuk justifikohen me goditjen kur u rrëzua në tokë.

Ka dyshime sipas ekspertëve se mund të ketë pasur një përplasje fizike mes policit dhe viktimës. Por hetimi vazhdon. Viktima nuk ka qenë i armatosur. Gjithçka është realizuar brenda tre minutave, kontakti pamor, ndjekja, lëvizja dhe goditja e tij.

Vetëm fakti që goditja ka ardhur pas shpine është një rrethanë tepër rënduese për efektivin. Largësia e qitjes ka qenë diku 6 metra. Kamerat e sigurisë tregojnë se ka pasur përpjekje për ta kapur” tha ai.