Policia jep informacion mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë

678
Sigal

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 15:05 në rrugën “Thanas Tashko” është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike një shtetas ende i paidentifikuar.

Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.