Politikanët e Kosovës i kërkuan anulimin e takimit, Rama do të presë Vuçiçin në një vizitë zyrtare

401
Sigal

Aleksandër Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor.

Sipas njoftimit, Vuçiç do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi katër partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitit e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës të quajtur ndryshe si minishengeni ballkanik.

Katër partitë parlamentare, LVV, LDK, PDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal me Serbinë për sa kohë ajo mohon krimet e kryera gjatë luftës.