Në këtë qytet nuk lejohen makinat

505
Sigal

Mund ta keni vizituar ndonjëherë Dubrovnikun, i cili është ndër qytetet më të bukur turistik në Ballkanin Perëndimor brenda shtetit të Kroacisë. Vetëm 205 Kilomentra nga Tirana, Dubrovniku është ndër perlat e Adriatikut për vlerat historike dhe kulturore.

Vendasit e dinë, por turistët e huaj rrallë ta dinë se lëvizja brenda qytetit me makinë është e ndaluar, pasi qyteti ka hapsira të ngushta urbane. Brenda mureve të qytetit të vjetër të Dubrovnikut, makinat nuk lëvizin kollaj e për rrjedhojë qyteti është i pastër.

Ky qytet i vjetër, është një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, dhe një oaz për këmbësorët ku automjetet motorike janë të ndaluara. I njohur si “Perla e Adriatikut”, Dubrovnik krenohet me një përzierje eklektike të kishave gotike, Rilindjes dhe stilit Barok.