(Video) Persona civilë rrëmbejnë qytetarët dhe i zvarrisin për në ministrinë e brëndshme

352
Sigal

Persona civilë në mënyrë krejt anti njerëzore po rrëmbejnë qytetarë dhe po i fusin në Ministrinë e Brendshme.

Këto pamje skandaloze vijnë pas protestës së zhvilluar nga qytetarët, të cilët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashas nga ana e efektivit të policisë, dy ditë më parë.

Mesa duket, metodat diktatoriale janë vendosur në zbatim nga ana e qeverisë, për të traumatizuar qytetarët, pasi njerëzit po rrëmbehen nga persona civilë dhe futen në Ministrinë e Brendshme.