Si është gjendja në dy spitalet COVID, Ministria e Shëndetësisë: Tre pacientë në terapi intensive

Ndërkohë që dita e sotme shënoi një rritje të ndjeshme të të prekurve me koronavirus, me 18 raste të reja, ministria e Shëndetësisë bën me dije se 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

NOA

“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive”- njoftoi ministria.

Me pak se 11% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.