Shqiptari telefonon në emisionin britanik: Nuk jemi kriminelë, por punëtorë dhe taksapagues

112
Sigal

Andi, një shqiptar në Britani, telefonoi në emisionin radiofonik të Sangita Myska, duke përcjellë një thirrje për qeverinë. Ai u shpreh me vendosmëri se shqiptarët nuk janë as kriminelë, as pushtues.

‘Ne jemi punëtorë dhe taksapagues”,- tha ai teksa, kërkoi dorëheqjen e Suella Braverman e cila i quajti shqiptarët një “pushtim” emigrantësh. Andi tregoi se ka ardhur në Britani që në moshën 16-vjeçare.

“Kjo është e papranueshme nga një Sekretar i Brendshëm”, tha ai. Nuk kanë faj shqiptarët që sistemi është prishur. Si qytetar britanike, dua që Braverman të japë dorëheqjen”.

Shumica e tyre erdhën për arsye ekonomike, për të bërë një jetë më të mirë. Ne nuk jemi kriminelë, ne nuk jemi pushtues – ne jemi punëtorë të zellshëm dhe ne jemi taksapagues”, deklaroi ai.

Një protestë do të mbahet më 12 nëntor në Angli. Me anë të një posimi në rrjetet sociale, shqiptarët që jetojnë në Angli kanë bërë thirrje që të dalin në protestë.

Vendi ku shqiptarët do të mblidhen është “Westminister Bridge” në orën 10:30. Protesta do të mbahet kundër poshtërimit që po u bëhet shqiptarëve në Angli.

“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani. Ftojmë të gjithë shqioptarët të marrin pjesë”, thuhet në njoftim.