Shqiptari dyshohet se bleu 8-vjeçarin tek prindërit e tij në Tiranë për 900 euro dhe e çoi në Greqi

Një shqiptar është vendosur në pranga në Greqi pasi dyshohet për trafikim të të miturve. 56-vjeçari dyshohet se ka blerë një djalë 8-vjeçar tek prindërit e tij në Tiranë për një shumë prej 900 eurosh.

Më pas të miturin e ka dërguar në shtetin fqinj ku e ka detyruar që të lypte.

Sigal

Mësohet se i arrestuari ishte i dënuar në Shqipëri me 15 vite burg për trafikim të të miturve dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është sinjalizuar në Patisia dhe është vendosur në pranga, ndërsa nuk dihet ende fati i 8-vjeçarit.

Po vijojnë procedurat mes autoriteteve greke dhe shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri.