Shqiptari alarmon policinë britanike, arratiset nga qendra e emigracionit

564
Një shqiptar në Britaninë e madhe ka alarmuar policinë, pasi është arratisur nga qendra ku mbahen emigrantët e paligjshëm në Dungavel, në Skoci. Guxim Imerio 25 vjeç është larguar nga qendra të hënën në orën 21:40, raporton BBC.
Policia ka kërkuar ndihëm e qytetareve nëse kanë informacion për shqiptarin, ndërsa dyshohet se ai ka shkuar në drejtim të Manchesterit.
Policia britanike ka përshkruar edhe tiparet e shqiptarit. Ai është i bardhë me flokë të zi të shkurtër dhe sy kafe. Sipas policisë lokale, Guxim Imeri nuk flet rrjedhshëm anglisht, ndërsa nuk njeh as zonën.
“Unë do të inkurajoj çdo përfaqësues të komunitetit që të kontaktojë policinë nëse ata kanë informacion mbi vendndodhjen e Guxim Imerio ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë policinë e Skocisë në gjetjen e tij”- tha një zëdhënës i policisë.

54ghn
Sigal