Shqipëria peng i trafikantëve/ Të rinjtë pre e mungesës së sigurisë, ja kush janë lagjet ku pihet kokainë, hashash dhe ekstazi

94
Sigal

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që “preferojnë” më së shumti për t’u furnizuar nga grupet kriminale. Në fjalën e saj gjatë “TopStory”, Anila Hoxha liston zonat e Tiranës ku pihet hashash, kokainë apo heroinë.“Jemi duke folur për 21 dhjetorin, ish-Parku i autobusëve ku konsumohet heroinë, Lapraka… Zonë hashashi ka në Kombinat, në qytetin e nxënësve në afërsi të universitetit. Zonë kokainë janë edhe lokalet e natës, por nuk janë prekur nga Policia,”-tha ajo. 24 persona, mes tyre 3 vajza prej shumë kohësh shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz. Falë hetimeve të nisura që në janar të këtij viti policia arriti të provojë se shpërndarësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, ish-Parku, Lapraka etj.24 shpërndarësit ishin angazhuar për të mos u identifikuar nga policia. Shpërndarjen e drogës ata e kryenin duke lëvizur me transport public, ndërsa për drogëra të ndryshme përdornin kode. Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 2 kilogramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash dhe 29 aparate celulare.