Shqipëria, e gjashta për azilkërkues në Gjermani

507
Ka pësuar rënie të disahershme numri i azilkërkuesve të pranuar në Gjermani. Kjo kryesisht lidhet me bllokimin e kufijve dhe rrugës ballkanike për refugjatët. Në tremujorin e parë të 2016 kishte 173.707 refugjatë të pranuar në vendin gjerman, ndërsa në të njëjtin interval 2015, janë pranuar 102.212 refugjatë. Por në vitin e kaluar kishte rritje në tre mujorin e parë, muaj pas muaji, ndërsa e kundërta vërehet gjatë 2016.
Shqiptarët akoma në krye të listave
Përkundër faktit që të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor janë vende me origjinë të sigurtë, ka akoma numër të madh të azilkërkuesve nga këto vende, veçanërisht nga Shqipëria. Shqipëria nodhet në vendin e gjashtë me rreth 3700 azilkërkues në vitin 2016 sipas Die Welt. Serbët në të njëjtin interval kanë shënuar 2600 azilkërkues. Numrin e parë në kvartalin e parë e mbajnë sirianët (89.000), ndjekur nga irakenët (26.000) dhe afganët (20.000).
Sigal