Shpëtim Zinxhiria: E drejta e mohuar për 26 vjet për emigrantët shqiptarë

538
Sigal

Vota e
emigrantëve, flasin Fatmir Toçi, Liljana Billa, Eduard Ndocaj, Petro Koçi dhe
Besnik Mustafaj

 

Një nga 10 premtimet e zotit Rama kur ishte në opozitë
në prag të zgjedhjeve të 2013, ishte edhe ajo që emigrantët të votonin në
vendet e tyre ku ata punojnë dhe jetojnë. Një premtim i tillë që do të
realizohej në 100 ditët e para të Qeverisë Rama, por siç dihet ende ky premtim
ashtu sit ë tjerat mbeti vetëm një premtim elektoral. Emigrantët e ngritën këtë
problem edhe në takimin e fundit që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir
Meta në Athinë, ishte Edmond Guri, kryetar i Federatës së shoqatave Shqiptare
në Greqi, që i ka kërkuar edhe një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë. Por
si një force e madhe në emigracion jo pa qëllim janë lënë jashtë pjesëmarrjes
politike, pasi pjesëmarrja në votime në vende ku punojnë dhe jetojnë do të
sillte padyshim edhe një ndryshim të madh në fushën politike, ku të dëgjohej
zëri i tyre, zëri i emigrantëve. Për hir të së vertetës sot një ish emigrant
gjendet në Parlamentin shqiptar, ndoshta edhe rastësisht.  E drejta e votimit është më minimalja që
duhet të fitojmë, është e drejta jonë si shqiptarë kudo që jemi. Qeveria justifikohet
me mënyra nga më të ndryshmet që i vjen përshat vetëm e vetëm që emigrantët të
mos jenë pjesmarrës në jetën politike të vendit. Kjo ka ndikuar që në  zgjedhje pjesëmarrja e emigrantëve për të
votuar ka qenë tepër e vogël, pasi pjesëmarrja e tyre është vetëm të zgjedhin
dhe jo të zgjidhen. Por pjesëmarrja e tyre në votime, garantimi i votës së
emigrantëve rrit shkallën e lidhjes dhe detyrimeve politike ndaj tyre. E drejta
e tyre për të votuar duhej të ishte e garantuar prej kohësh nga shteti shqiptar,
kur edhe njëherë nxjerr në pah mungesën e vullnetit politik nga ana e
pushtetarëve. Janë këta politikanë të hershëm, monumente kulture që ndërtuan
ligjin elektoral për t’i përjashtuar këta nga e drejta e votimit. Kur kanë
mbetur edhe më pak se tetë muaj nuk po shihet ndonjë dëshirë nga partitë
parlamentare që emigrantët të votojnë nga vendet ku jetojnë dhe punojnë

 

Flasin
deputetë dhe politikanë

 

Fatmir
Toçi, deputet: Pa regjistrim, realizimi i votimit të emigrantëve në vendet ku
jetojnë është i pamundur

 

Emigrantët, kudo që nevoja dhe fati i ka hedhur, në
të shumtën e herës pa dëshirën e tyre, janë pjesë integrale e kombit dhe
shtetit të tyre dhe e kanë të drejtë kushtetuese që të marrin pjesë në jetën
politike, shoqërore, ekonomike, kulturore etj, si të gjithë shtetasit e tjerë
që jetojnë, punojnë e studiojnë brenda kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Është
e vërtetë që kjo e drejtë asnjëherë nuk u është mohuar atyre, por është po aq e
vërtetë se asnjëherë në këtë çerek shekulli nuk u realizua infrastruktura e
nevojshme zgjedhore që do të mundësonte procesin e votimit për emigrantët në
vendet ku ata ndodhen në emigrim. Është e vërtetë që kjo nuk ka qenë e lehtë
për t’u realizuar, pasi edhe vetë fenomeni i emigracionit shqiptar, për shkak
të gjendjes dhe rrethanave politike të pastabilizuara në Shqipëri përgjatë
gjithë kësaj periudhe ka qenë i paorganizuar, spontan, i pasigurt dhe me kosto
e dhimbje të madhe për shqiptarët duke sjellë, si pasojë, vështirësi të mëdha
për kontrollin dhe evidentimin me saktësi të tyre në vendet e qëndrimit. Por më
evidente mbeten përpjekjet e pakta nga ana e shtetit shqiptar përgjatë kësaj
periudhe për ta marrë seriozisht dhe realizuar një proces të tillë, i cili, me
siguri, do ta rriste ndjeshëm numrin e votuesve në zgjedhjet vendore apo ato të
përgjithshme, duke i dhënë mundësi çdo shtetasi për të shprehur vullnetin e tij
për mënyrën dhe forcën qeverisëse, por duke i dhënë edhe një bazë legjitime më
të fortë fituesve të këtyre zgjedhjeve. Në të gjitha rastet është preferuar thirrja
për të marrë pjesë në votime në qendrat e ngritura në Shqipëri, duke ua lënë
forcave politike apo individëve të interesuar e të përfshirë në proces për të
mundësuar udhëtimin e tyre, por duke u krijuar një kosto reale për mundin dhe
kohën që do t’u kushtonte ky proces, nga i cili ata, realisht, kanë përfituar
shumë pak, po ta krahasojmë edhe me kujdesin që tregojnë qeveritë e vendeve të
tjera për emigrantët e tyre nëpër botë. Me gjithë sensibilizimin që ka sjellë
politika, dëshira dhe ndërgjegjësimi i pjesës më të madhe të emigrantëve, vetëm
një pjesë e vogël ka mundur të marrë pjesë në procesin e votimit në Shqipëri;
dhe numri i tyre ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar, duke ndikuar ndjeshëm
në fenomenin shqiptar të pjesëmarrjes së ulët në votime, në jo më shumë se 50 %
të votuesve.  Ajo që e kanë bërë pothuaj
të gjitha forcat politike në periudhat parazgjedhore është premtimi se edhe
emigrantëve, kudo që të ndodhën, do t’u krijohej mundësia që të shprehnin vullnetin
e tyre nëpërmjet zgjedhjeve në vendet ku ata jetojnë duke respektuar ligjet dhe
rregullat shteteve respektive. Deri më sot, të gjithë e dinë, ky premtim nuk
është realizuar, por edhe nuk janë bërë as përpjekjet për ta filluar si proces.
Edhe për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 duket i vështirë realizimi i
votimit në vendet ku emigrantët jetojnë, edhe pse përpjekjet nuk kanë reshtur
dhe akoma shihet si mundësi realizimi i kësaj kërkese të përhershme të
emigrantëve. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e para tre vjetëve e ka në programin
e saj politik realizimin e këtij procesi, si e drejtë legjitime e shqiptarëve
jashtë Atdheut. Por strukturat e ngritura në dikasterin përkatës, grupet e
punës me në krye një zëvendësministër të Punëve të Brendshme, ambasadat
shqiptare nëpër botë etj. janë ndeshur me një problem serioz për të zgjidhur,
siç është përpilimi i Regjistrit Themeltar të Emigrantëve që do të shërbejë si
dokumenti bazë për hartimin e listave të zgjedhësve. Pa këtë Regjistër
realizimi i votimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë është i pamundur. Gjithsesi,
le të shpresojmë. Deri në ditën e votimit janë akoma edhe 8 muaj”, përfundon
deputeti Fatmir Toçi. 

 

Lijlana
Billa, deputete e PD: Vota e emigrantëve do të pastronte parlamentin nga të
inkriminuarit dhe të pashkolluarit.

 

 E gjithë
politika është dakord që shtetasit që jetojnë jashtë të kenë mundësi të
votojnë. Mbetem partizane e idesë që Kushtetuta e Shqipërisë mund të ndryshohet
sa herë duhet për të forcuar Shtetin e së Drejtës, ose për të  forcuar parimet dhe institucionet e
demokracisë. Pra, nuk është kurrë herët ose vonë për të ndryshuar Kushtetutën.
Megjithatë, duke pasur parasysh që edhe pak dhe ne hyjmë në sesionin e fundit
të kësaj legjislature që ndalohen referendumet apo ndryshimet Kushtetuese…
Është tashmë de facto se, rreth 40% e
shtetasve jetojnë jashtë prej shumë vitesh. Duke u nisur nga kjo e dhënë është
e domosdoshme që këta  të votojnë.
Thjesht, do t’i bënin mirë politikës, që mbase do pastrohej ajo nga të
inkriminuarit e të pashkolluarit që nuk janë të pakët në Parlamentin e sotëm
shqiptar.

 

Eduart
Ndocaj, deputet: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë ngjarja më e rëndësishme
e ditës

 

Ja çfarë thotë deputeti për jetën e tij në
emigracion, vështirësitë që hasin emigrantët për të jetuar dhe punuar të
ligjshëm. Keqtrajtimet dhe dhunimet apo shfrytëzimet nga konsullata janë vetëm
maja e ajsbergut, thekson Ndocaj…

 

Para dhjetë vitesh erdha në Itali për të ndjekur
studimet e larta. Sot, ndoshta ajo ditë mund të duket e largët, por situatat që
kanë përjetuar shqiptarët jashtë nuk harrohen lehtë. Mbaj mend, që ne studentët
trajtoheshim, sikur të ishim klandestinë, sikur të ishim qytetarët të
kategorisë së dytë. Edhe pse kishim statusin e studentit nuk gëzonim asnjë
privilegj nga institucionet shtetërorë italiane. Zgjoheshim në 4 të mëngjesit
për të zënë radhë tek Kuestura për të bërë aplikimin për të rinovuar lejen e
qëndrimit.  Një pjesë e mirë e jona
kishin probleme me strehimin, shumica jonë kishin probleme serioze ekonomike.
Në gjithë ciklin tonë universitar nuk e ndjemë kurrë mbështetjen e shtetit amë,
të selive tona diplomatike. Pra, ne ishim të braktisurit e shekullit nëse mund
të quhet kështu. Po ashtu edhe të tjerët që kishin ardhur për të punuar apo për
të jetuar nuk gëzonin kushte minimale. Plot shqiptarë kanë vdekur nëpër
kantiere e një pjesë e mirë e tyre edhe pa kontratë pune. Në mendje më ka
mbetur vdekja e shqiptarit nga Lura që e zuri poshtë skela e ndërtimit të
Muzeut të Detit në Xhenova. Ishte një ditë me shi e zymtë dhe menjëherë në
qytet u përhap lajmi se është rrëzuar skela dhe poshtë tonelatave të hekurave
rënkon një i ri shqiptar. Ai quhej Albert, i cili pas rënkimeve dhe vuajtjeve
të gjata për orë të tëra dha shpirt. Ai si shumë të rinj të tjerë kishte ardhur
në Itali për një jetë më të mirë, mbrapa kishte lënë varfërinë dhe po ashtu
kishte planifikuar martesën e tij që nuk e realizoi kurrë. Shteti shqiptar nuk
u interesua kurrë për rastin në fjalë. Konsujt e Milanos që vinin për show në Xhenova
sa herë ishte përkujtimorja e tij nuk bënë asgjë. Nuk bënë asnjë betejë ligjore
dhe sot e asaj dite drejtësia nuk ka fituar. Shumica e shqiptarëve jetonin pa
asnjë lloj të drejte, me status klandestini dhe selitë tona diplomatike nuk u
interesuan kurrë për rastet në fjalë. Madje, flitet se edhe për rastet e vdekjeve
Konsullata e Milano s’ka marrë lekë për nullaosta.  Kjo është vetëm maja e ajsbergut të vuajtjeve
të shqiptarëve në emigracion, pa sjellë këtu eksperiencën e Greqisë, ku mijëra
të rinj janë rrahur barbarisht në kufi, shumë janë dhunuar deri në vdekje nëpër
posta policie e po aq janë zhdukur dhe institucionet e shtetit amë nuk janë
dëgjuar kurrë me forcën që ju takon. Po ju dëshmoj këto të vërteta për të
treguar se si janë kanë jetuar shqiptarët jashtë në këtë periudhë të vështirë
tranzicioni. Megjithatë, patriotizmi i tyre ka qenë gjithmonë maksimal. Ata,
kurrë nuk kanë reshtur së dërguari të holla në Atdhe për familjet. Kështu, në
këto vite të vështira tranzicioni emigrantët kanë qenë një motor i rëndësishëm
i ekonomisë së Shqipërisë. Organizimi i shqiptarëve ka qenë i dëshpëruar në
shoqata, të cilat kanë pasur përfaqësim individual dhe i kanë shërbyer
politikës shqiptare ose janë bërë palë e saj. Kjo ka ndodhur me shoqatat në
Milano që kanë përfituar me pazare në bashkëpunim me Konsullatën dhe nuk kanë
përfaqësuar asnjëherë komunitetin shqiptar. Këto pseudoshoqata, të themeluara e
të mbushur me sekserë e dallaveraxhinj nuk mund të ishin ndryshe nga realiteti
i shoqërisë civile në Shqipëri, e cila është e politizuar dhe i shërben
politikës. Në këto rrethana shpresa, se ditë më të mira do të vinin për
shqiptarët që jetojnë jashtë ishte e largët. Megjithatë, ajo filloj me
zgjedhjet e 2013-s, kur për herë të parë një emigrant  i suksesshëm si Eduart Ndocaj, vendos të
përfshihet në politikë dhe të kontribuojë për emigrantët. Pak ishin ata që
besonin se një emigrant  do të ulej një
ditë në Parlament, por ja që ndodhi. Sigurisht, një meritë të veçantë ka
pikërisht Rama, i cili pranoi që ta përfshijë Ndocajn në Parlament e po ashtu
të bëjë premtimin e tij të parë në takimin madhështor në Milano, për të bërë të
mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Pas shumë këmbënguljeve dhe falë
edhe rrethanave z. Ndocaj para një viti bëri betimin e tij në Parlamentin
shqiptar dhe menjëherë prioritet të tij të parë shpalli lobimin e realizimin e
votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë. Madje, për hir të votës së emigrantëve,
Ndocaj para se të bëhej deputet, pranoi të bëjë një marrëveshje me Nard Ndokën,
kryetarin e PDK, me një kusht se ky i fundit do të lobonte në Parlament për
Votën e Emigrantëve, gjë që nuk e bëri kurrë. Pra, Ndocaj edhe para se të bëhej
deputet, për hir të drejtave të emigrantëve ka pranuar të bëjë kompromise që në
rrethana të tjera nuk do t’i kishte bërë kurrë. Me betimin e Ndocaj si deputet
ndryshuan shumë gjëra dhe për herë të parë vota e emigrantëve hyri në fjalorin
e përditshëm të punimeve të Kuvendit. Në të gjitha rastet që z. Ndocaj ka
mbajtur diskutime, ka theksuar e ka kërkuar votën e emigrantëve. Falë
insistimit të Ndocaj brenda maxhorancës e po ashtu edhe falë vullnetit të
Ramës, Rucit dhe Ballës, vota e emigrantëve tashmë ka hyrë në rrugën e duhur
institucionale.

 

Petro Koçi,
Zëvëndësministër i Mbrojtjes: Garantimi i votës së emigrantëve rrit shkallën e
detyrimeve politike ndaj tyre

 

 Besoj se çdo
forcë politike është dakort në parim për të drejtën votuese të emigranteve.
Vota e tyre nuk sjell ndryshim të përqindjes që fitojnë partitë në zgjedhje.
Por kjo e drejtë siguron pjesëmarrje më të lartë në proçesin politik, që do të
thotë zgjedhjet dhe rezultati marrin legjitimitet më të lartë. Unë besoj se
pengesë është mosbesimi i partive të mirëadministrimi i votës dhe numërimi.
Mesa duket ka një paragjykim se vota e administruar jashtë mund të manipulohet.
Unë besoj se ky është thjesht një paragjykim. Garantimi i votës së emigrantëve
rrit shkallën e lidhjes dhe detyrimeve politike ndaj tyre. Pavarësisht se ka
individe që këtë e shohin si një mundësi vetëm për të zënë vend nëpër ambasada
apo konsullata… Çështja do merrte një zgjidhje pozitive nëse do garantohej
regjistrimi biometrik i zgjedhesve. Kjo deri tani s’ështe realizuar, duke
përbërë nje pengesë serioze në realizimin e dëshirës politike.

 

Besnik Mustafaj ish ministri i Punëve të Jashtëme
dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë: E drejta e emigrantëve për të votuar
duhej të ishte e garantuar prej kohësh nga shteti shqiptar

 

“Me lidhjen e ngushtë që mbajnë me vendlindjen,
emigrantët janë pjesë organike dhe dinamike e jetës së Shqipërisë. E drejta e
tyre për të votuar duhej të ishte e garantuar prej kohësh nga shteti shqiptar.
Fakti që kjo nuk ka ndodhur ende, sipas mendimit tim, nxjerr në pah mungesën e
vullnetit politik nga ana e pushtetarëve. Emigrantët nuk janë pjesë e
korrupsionit dhe manipulimit që lulëzon në atdheun tonë nga njerëzit me
pushtet. Rrjedhimisht, vota e emigrantëve do të shërbente pikërisht në luftën
kundër të keqes. Kjo është arsyeja, mendoj unë, pse përdoret ligji elektoral
për t’i përjashtuar ata nga e drejta e votimit”, ka përfunduar z. Mustafaj

 

Flasin emigrantët

 

Edmond Guri Kryetar i Federatës së Shoqatave
Shqiptare: Në se votojnë emigrantët, Shqipëria do të hyjë në një faze të re, do
të ketë një ndryshim të ndjeshëm për të mirë

 

Një nga pikat kryesore si dhe një nga premtimet e
bëra nga çdo qeveri shqiptare këtu e 25 vjet është e drejta e votës së
emigrantëve. Është një e drejtë që rrjedh konventa kushtetuese, si dhe konventa
ndërkombëtare. Dimë që janë shumë shtete në rajonin tone, të cilët u kanë
mundësuar diasporës së tyre të drejtën e votes, siç kemi Turqinë që nuk i ka
privuar të drejtën e votes bashkëatdhetarëve të tyre. Kemi Kroacinë një shtet
me reforma të fuqishme kohët e fundit, ashtu siç po aplikohet reforma në
drejtësi marrë por nga modeli i Kroacisë. Gjithashtu kemi edhe një shtet ish në
Bashkimin Sovjetik, Gjeorgjinë, ku ne më këtë komunitet kemi marrëdhënie të
shkëlqyera dhe mësojmë prej tyre, pavarësisht mënyrës së votimit, çdo zgjedhje
kombëtare që bëhet në këtë shtet, shtetasit gjeorgjian jashtë shtetit të tyre
votojnë në konsullata apo ambasadat e tyre… Si federate jemi munduar gjithmonë
në rrugë ligjore të jemi pranë emigrantëve në rrugë demokratike, i kemi i
kërkuar qeverisë shqiptare të marri në considerate kërkesën tone siç është ajo
e drejtës së votes. Sa kemi pare në këtë konteks si para dy vjetësh edhe sivjet
në takimin e që kemi patur me përfaqesues të shtetit shqiptar të zhvilluar në
amabasadën shqiptare në Athinë, me ministrat Bushati, Tahiri, apo edhe me
kryetarin e Kuvendit z. Meta. Ne kemi të dokumentuara edhe disponojmë shkresa
derguara ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, drejtuar sekretarit dhe për
dijeni ministrit Bushati, më 6/03/2016 (nr.prot.076) ku midis të tjerash ka
qenë edhe ajo e drejtës së votës së emigrantëve. Një dokument tjetër mban datën
24/04/2016 (nr.prot 085), ku i drejtohemi ministrisë së punëve të Jashtëme dhe
asaj të Brendshme. Por një pyetje kryesore që ne i drejtoheshim me anën e
shkresave tona ishte e drejta e votës që pamvarësisht ne aparencë u diskutua si
një mundësi e mundshme, ne konstatojmë dhe i drejtojmë një payetje se me
sitemin aktual pa patur një miratim të kodit zgjedhor është e pamundur e drejta
e votes për ne emigrantët, pra diasporën shqiptare, pasi sipas Kodit Zgjedhor
të Republikës së Shqipërisë nr10019-datë 29/12/2008 9ndryshuar me ligjin
nr.74.2012) neni 1 pika 24-25 dhe nenit 44 pikat “d” dhe “dh” emigrantët
përjashtohen nga e drejta e votës.

 

Pyetja është si do veproje shteti shqiptar në këtë
rast? Ado dëshirojë politika shqiptare, pozitë dhe opozitë që më në fund ti
jepet e drejta e votes shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së
Shqipërisë?

 

Aktualisht mënyra më e mire e të votuarit do të
ishte ajo e formës elektronike, sot aktualisht teknollogjia ka arritur një
nivel të kënaqshëm të sigurisë së lartë dhe transparent. Kjo formë do të ja
mundësonte me një kosto miniale të drejtën të ushtrimit të votes të gjithë
diasporës shqiptare. Ne sot nuk jemi më emigrant, por jemi diaspore. Shumë mire
për këtë mund të vendosen kutit e votimit në konsullata ose edhe në disa pika
te tjera siç është ambient i Federatës të konfirmuar, si dhe pika të tjera pot
ë konfirmuar ku mund të adresohen shtetasit shqiptar për të votuar.

 

Mundësia për të votuar është dhe ne themi se po, si
dhe është lehtësisht e arritëshme, pavarësisht dëshirës apo mundësis së shtetit
shqiptar, vullneti dhe dëshira që ka diaspora për të ushtruar të drejtën e
votes është e madhe.

 

Jam i sigurtë në se shteti shqiptar të ulet dhe të
kërkojë ndihmën e diasporës ju siguroj që brenda një kohë rekord çdo gjë do të
zgjidhet, natyrisht dhe kostoja financiare do të sigurohet nga diaspora”.

 

Lidhur me pyetjen se cili do të jetë roli i
emigrantëve në këtë drejtim, kreu i federates tha:  Në se votojnë emigrantët, Shqipëria do të
hyjë në një faze të re, do të ketë një ndryshim të ndjeshëm për të mire, pasi
ishte diaspora ajo që id ha mundësinë shtetit shqiptar të marrë statusin e
kandodatit për në BE. Dhe këtë ju a them me plot bindje se ishim ne që
promovuam kulturën, traditat dhe vlerat tona shqiptare, ishim ne me lartësitë
dhe aftësitë tona, duke shkëlqyer në çdo sector të jetës sonë ku ne kemi
jetuar. Duke përcjellur mesazhin e parë, që shqiptarët janë njerëz me tradita
të stërlashta duke e përcjellur më së miri, duke i treguar botës se nuk jemi si
ata njerëz të zinj, ashtu siç na kanë paraqitur mediat botërore, për dobësi të
shtetit shqiptar. E theksoj në mungesë të kontaktit me diasporënshqiptare,
prandaj me forcat tona mundëm të bindnim konkretisht popullin mik grek, si edhe
shtetin grek se jemi njerëz europian me tradita dhe origjinë te hershme.

 

 

 

Rudi Mezini, ish kreu i Lidhjes së Shoqatave
Shqiptare në Greqi: Vota e emigrantëve do të ndryshonte sistemin e korruptuar

 

Emigracioni është një burim i pashtershëm me të
ardhurat që i dërgohen në atdhe, duke kontribuar në ekonominë e vendit, por
duke mbajtur një kastë që qeveris dhe duke lënë popullin në mjerim, përsëri kjo
qeveri është e interesuar ta lërë emigracionin apo diasporën pa të drejta
politike, duke i mohuar të drejtën e votes, pasi ligji nuzk e lejon këtë gjë.
Por mbi të gjitha e drejta e votes së emigrantëve është një çështje e pa
zgjidhëshme, sepse emigrantëve në tërësi çdo qeveri u friksohen, pasi  mendojne se emigrantët janë më të integruar
në shoqëritë e përparuara. Kështu duke zgjedhur vetëm persona që punojnë për
njerën apo tjetrën parti dinë se çfarë rezultati kanë, pasi nëpërmjet
përfaqësuesve gjoja të emigranteve i fusin në autobuaz këta emigrante dhe
shkojnë e votojnë jo partinë, apo personin e duhur që mund t’i përfaqësojë ata
në Parlament. Kjo e drejtë për të votuar është një histori shumë vjeçare, ku
partitë e qeveritë e ndryshme kanë shkuar e kanë ardhë, por kurrë nuk kanë bërë
atë që kërkohet për emigrantët, që këta mund të votojnë qoftë dhe në konsullata
e ambasada, siç bëjnë shtetet tjera si, ukrania, gjeorgjia etj, që emigrantët e
tyre në Greqi votojnë pranë ambasadës. Rol negativ kanë luajtur gjoja shumë
përfaqesues shoqatash të cilët janë kthyer shërbëtor partish që mbushin
autobuzë e bëjnë lista për të përfituar një vend pune në atdhe. Mendimi im
është se nëse bëhet votim elektronik, emigrantët tanë ndryshojnë sistemin e
korruptuar që për fat të keq është në vendin tonë”.

 

 

Ilirjan Dhima, Kryetar i Shoqatës Shqipëria: Vota e
emigranteve një e drejtë kushtetuese, qeveria nuk është gati

Pak ditë më parë ndoqëm intervistën e Kryeministrit
Edi Rama në televizionin Neës 24, ku midis të tjerave u prek edhe problemi i të
drejtës së votimit të emigrantëve, duke e bërë të pamundur që të arrihet në
këto votime parlamentare të 2017. Eshtë vonë dhe e pamundur të bëjmë kaq shpejt
regjistrimin dhe votimin për Emigracionin, theksoi kryeministri. Por unë di se
vota e emigranteve është një e drejtë kushtetuese, ku emigrantet kanë të drejtë
jo vetëm të votojnë, por edhe të votohen, jo vetëm të zgjedhin, por edhe te
kenë të drejtë edhe për t’u zgjedhur. E drejta e votës së emigrantëve duhet të
realizohet në vendet ku jetojnë dhe për mua versioni më i mirë është të
votuarit në mënyrë elekronike, duke mos patur as edhe një shpenzim. Në këto 25-
vite të emigracionit nuk kujtua njeri apo parti, si edhe nga vetë përfaqësimi
shqiptar  për të drejta të emigrantëve,
shoqatat apo federata për këtë problem. Në këto vite është vazhduar dhe
organizuar nga parti politike mes kordinatoresh të emëruar nga lart nga Tirana
dhe mes të korrupsionit të hapur me militantë të pa paguar mes firmave të
autobuzeve, sipas preferencave politike kanë shkuar në Tirane e  kudo në Shqipëri. Çfarë bënë dhe çfarë fituan
emigrantët nga këto padrejtësira ? Dihet që tani po vjen koha, por për hatër të
së vërtetës të së drejtës mashtrimi ndaj nesh qe i madh. Emigrantët u harruan
ata të parët nga partitë që i kthyen krahët emigracionit. Harresa qe me
ndërgjegje që politika shqiptare i bëri emigracionit, ka bërë që të shihet më
indiferentizëm në personat e partive që mashtruan dje si edhe më parë. Sot
emigracioni në Greqi për shkak të krizës se hedh fare votën, duke përjashtuar
fanatikët dhe militantët, apo miq e shok të dikujt, nga disa tipa që si duket
se e kanë hobi dhe kenaqen me hiçin

 

.Emigracioni shqiptar në Greqi para se të votojë
duhet që vetë të përfaqësohet për të drejtat e tij, të kërkojë me ligj të
drejtat e qytetarit europian. Duhet të votojmë për veten dhe pastaj për
politikën në Shqipëri. Marrëdhëniet mes emigracionit dhe shtetit duhet të
rregullohen me ligj, jo si është praktikuar deri më sot, parti apo Dege Partie
pa ligj dhe pa votë si dhe me nivel të ulët arsimor nga fryn era,  por me bindje të hapur transparent e të
vendosur në bindjet e secilit në ide, që e përfaqëson emigrantin në grupimin
dhe aleancën  e grupimit politik opozitë
apo mazhorancë. Bizneset janë të interesuara të marrin paketa parash nga
politika,  apo të paguajnë për politikën,
por emigrantët duan ndihmën e bashkimin e tyre për të ndihmuar  njerzit në emigracion dhe sidomos financimin
ligjor të përfaqësimit në tërë emigracionin.

 

Ky do ishte votimi primar që i hap rrugë  rregjistrimit dhe të drejtës së votimit të
emigracionit, por ashtu siç deklaroi edhe kraeministri z. Edi Rama në
televizionin Neës-24, Shqipëria nuk është gati që në këto votime të votojnë
emigrantët, duke mohuar edhe njëherë të drejtën e votimit në vende ku punojnë
dhe jetojnë. Është kjo qeveri që kur ishte në opozitë pati premtua për
realizimin e të drejtës së votimit në mandatin e saj, pikërisht një premtim qe
do të realizohej nëë 100 ditët e para të saj.

 

 

Urim Gjata, ish kryetar i PD në Greqi: Emigrantët
nuk i duhen qeverisë të jenë pjesmarrës në jetën politike

 

Qeveria shqiptare nuk mund të miratojë kurrë një
ligj që emigrantët ashtu siç zgjedhin edhe duhet të zgjidhen, as që të votojnë
në vendin ku jetojnë, sepse vota e tyre do të dridhte karriget e pushtetareve,
duke ju prishur atyre balancën dhe ëndrrat shekullore. Një zë i emigranteve në
Parlament do ishte një vdekje klinike për ata që në këto dy dekadat e fundit,
veçse i kanë mjelë ekonomikisht dhe politikisht. Në këto vite tranzicioni veçse
i kanë mashtruar sa herë që vijnë fushatat zgjedhore, në qoftë se emigrantët do
votojnë në vendin ku jetojnë, ateherë ata do jenë jo më vasalë të forcave
politike, por do jenë vetvetja, në mbrojtjen e të drejtave të tyre, në çuarrjen
e një fryme të re në Parlamentin e korruptuar, do jenë gjithashtu dhe një zë i
qytetëruar perëndimor.

 

Emigrantët duhet t’ju drejtohen institucioneve
ndërkombëtare për këtë problem kaq mediate, për të ardhmen e tyre. Ata nuk mund
të vazhdojnë të lenë votën dhe  jetën e
tyre dhe të fëmijëve në duart e të tjerëve. Emigrantët janë qytetarë shqiptarë
me pashaportë dhe shtetësi e kombësi shqiptare, por, jo diasporë siç kërkojnë
ta etiketojnë. Prandaj qeverite në këto vite kanë shfrytëzuar Degët e tyre
partiake, pse jo dhe shoqatat në emigracion, vetëm për t’ju marrë votën me një
bilete të falas autobuzi Athinë-Selanik-Tirane dhe kaq. Emigrantët deri më sot
dashur pa dashur janë kthyer në mbrojtës të karrigeve të atyre që mbasi i
mashtrojnë duke ju marrë votën, i vjedhin dhe i dhunojnë, në ambasadë, dogana,
polici dhe institucione të tjera, sepse zëri i emigranteve ka vdekur.
Emigrantët duhet që t’i kërkojnë Parlamentit të drejtat e tyre, zgjedhjen dhe
zgjidhjen e përfaqësuesve të tyre në Parlament, ndryshe duhet ta bojkotojnë
fushatën zgjedhore në Shqiperi. Ata duhet t’i drejtohen në mënyrë
institucionale parlamentit, qeverise dhe opozitës shqiptare, dhe jo të coptuar
në shoqata e parti, por si një forcë e vetme. Të mos lejohen partitë politike
apo pseudo shoqatat t’i përdorin politikisht, apo të shfrytëzojnë të drejtat e
tyre, të bëhen një zë, forcë një qendrim për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat
e tyre të ligjshme.