Një automjet në Bulqizë ka shpërthyer me lëndë plasëse tritol mbrëmjen e sotme.
Nga shpërthimi mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Sipas policisë se automjeti ka qenë i parkuar në një lavazh kur shpërtheu me tritol.
Persona të paidentifikuar hodhën mbi kofano një sasi lënde plasëse.
Grupi hetimor nisi punën për të identifikuar dhe arrestuar personin/at që hodhën tritolin.
Informacion paraprak nga Policia e Dibres:
Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi, banues në Bulqizë.