Aksidenti në Kavajë, lirohet drejtori juridik i ARRSH-së

266
Gjykata e Tiranës ka liruar drejtorin juridik të ARRSH-së Dritan Fejzo, i cili u akuzua për shpërdorim detyre pa aksidentit tragjik rrugor në Kavajë pak javë më parë, ku humbën jetën dy fëmijë. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Fejzon. Përveç këtij të fundit, në pranga përfunduan edhe Bib Gjomaka, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranë dhe Lek Lushaj, drejtor i Sigurimit të cilësisë pranë ARRSH-së. Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë ka rezultuar se aksidenti ku humbën jetën vëlla e motër, 3 dhe 5 vjeç do të kishte pasur pasoja më pak fatale nëse siguria në rrugë do të kishte qenë më e madhe.