Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një servisi automjetesh në ishull-Shëngjin.
Servisi është në pronësi të Tol Mhillajt dhe si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.