Shpërthen Dr.Leonard Solis: Rama fatkeqësi kombëtare, kapaku i pusetës që ka qelbur Shqipërinë (Video)

645
Sigal

Ish ministri i shëndetësisë dhe mjeku i njohur Leonard Solis në një prononcim televiziv pak kohë më parë, ka shprehur qëndrimin e tij kundra qeverisjes së Edi Ramës duke argumentuar me keqardhje problemet afatgjata në të cilat ky i fundit e ka cuar vendin.

Më poshtë gjendet një fragment i shkëputur nga intervista e tij pak kohë më parë në një transmetim televiziv. Ja reagimi i plotë :

“Unë e quaj Edi Ramën, fatkeqësi kombëtare dhe e them i parreshtuar në një forcë politike. Ka bërë gafa të rënda, ka bërë gabime afatgjata. Është një njeri që do vetëm veten e tij dhe nuk do njeri tjetër veç vetes. Edhe në ekonomi edhe në reforma është një pusetë e madhe që gëlon në ujëra të zeza, që kur të iki Edi Rama që është kapaku i kësaj pusete keni për të parë se çfarë do të qelbet, edhe në shëndetësi edhe me PPP-të jashtë çdo lloj kriteri dhe është gjynah ky popull që nuk pa asnjëherë ti rritej rroga ti rritej punësimi dhe shikojini pasojat se si dalin njerëzit jashtë. E them këtë sepse nuk jam politikan, nuk jam në politikë aktive dhe e shikoj me keqardhje. Përse kërkon një mandat të tretë me timonin me tepsinë e me budallallëqe ka katër vjet që nuk di ç’të bëjë. Zgjohet në mëngjes dhe nuk ka një plan se ku do të shkojë. Zgjohet në mëngjes dhe thotë www.shqipëriaqëduam.com platforma e bashkëqeverisjes. Duhet dikush si Aldo morning show që ti thotë se çfarë të bëjë nesër. Për çfarë mund ta duam kur për 8 vite nuk diti se ç’bëri dhe për 4 vite të tjera mund ta përkeqësojë më shumë. Është pa program dhe nuk ka çfarë i jep këtij vendi ” -është shprehur ndër të tjera Dr Solis.