Shpërthen bombula e gazit në Sarandë, digjet shtëpia e gruas së moshuar

248
Sigal

Përfshihet nga flakët banesa e një gruaje të moshuar në Sarandë.

Policia bën me dije se ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas shperthimit të një bombole gazi, e fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2020, rreth orës 10:20, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases Z.K., rreth 73 vjeçe,dyshohet si pasojë e shperthimit të një bombole gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.