Sulmi me armë zjarri ndaj lokalit të policit, reagon vëllai: Ngjarja ndodhi për shkak të detyrës

220
Sigal

Vlash Pjetri, vëllai i efektivit të Shqiponjave, lokali i të cilit u bë dje shënjestër e një sulmi me armë zjarri ka deklaruar për mediat se ngjarja ka ndodhur një orë pasi lokali ishte mbyllur.

Ai tha se nuk kanë pasur konflikte me askënd duke theksuar se dyshimet më të mëdha i kanë te detyra e Albert Pjetrit në radhët e Shqiponjave.

“Si familje kemi qenë të gjithë në shtëpitë tona. Lokali ka pasur një orë që ka qenë i mbyllur. Kemi dëgjuar krismat dhe kemi dalë për të parë lokali.

Policia ka ardhur në vendngjarje. Kur e kanë thirrur vëllanë me ardhur më dhënë deklarim kemi parë makinën, ka qenë e parkuar në oborr.

Kanë hapur portën dhe kanë qëlluar edhe makinën.

Dyshimet nuk e di se i kemi bërë gjë dikujt. Kemi punuar me djersën e ballit, pavarësisht punës që bëjnë vëllerëzit. Nuk mund të ngremë dyshime sepse i përkasin policisë.

Për punën e vëllait nuk mund të shprehem se punët e policisë i dinë ata vetë. Nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd. As unë për shkak të detyrës që kam qenë administrator.

Kështu që ia lëmë në dorë organeve hetimore. Lokali nuk ka pasur kamera sigurie se ne jemi familje rreth e rrotull dhe e kemi ruajtur vetë.

Se kur je i qetë dhe je në punën tënde nuk ke pse ruhesh. Goditja ka qenë për shkak të detyrës të vëllait që është me Shqiponjat. S’i kemi lënë vend kujt.

Nuk e di që ka pasur probleme. Mund të ketë ndal ndonjë makinë për punë letrash apo ashtu”, u shpreh ai.