Dyshohet se sulmuan me armë lokalin e policit në Shkodër, Identifikohen katër persona

248
Sigal

Uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar pas sulmit me armë të ndodhur dje në fshatin Dobraç të Shkodrës në drejtim të lokalit të efektivit të Shqiponjave Albert Pjetri.

Sipas policinë në kërkim janë shpallur R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh, ndërkohë që vijon puna dhe kërkimet për kapjen e tyre. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.