Shpërndarja e fondeve vjetore për partitë, Celibashi: Do të shtyhet për në 31 mars

107
Sigal

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka vendosur që të shtyjë miratimin e fondeve vjetore për partitë politike pas datës 31 mars.

Shtyrja bëhet pasi në 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore. Sipas Celibashit do të shikohet kush parti sjell raportet, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.

Javën që kaloi, KQZ bëri me dije se 345 milionë lekë do të jetë fondi vjetor që do të përfitojnë partitë politike.

Nga fondi vjetor, Partia Socialiste si fituese e zgjedhjeve, me 74 mandate të fituara do të përfitojë nga KQZ gati 151 milionë lekë.

Partia Demokratike si parti e dytë do të marrë rreth 103 milionë lekë. Fondi do të kalojë në llogarinë bankare të PD që aktualisht administrohet nga Gazmend Bardhi, ndërsa fondi i posaçëm për fushatën zgjedhore do ndahet në fund të marsit.