Shoferi i dehur përplas punëtorin shqiptar, 33-vjeçari në gjendje të rëndë

207
Sigal

Një 33-vjeçar shqiptar ka pësuar një aksident të rëndë në Itali. 33-vjeçari ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Brianza, kur u përplas nga një makinë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa i riu po vizatonte shenjat e trafikut rrugor dhe në një moment u përplas nga një makinë, e cila drejtohej nga një italian që rezultoi në gjendje të dehur.

Shqiptari i plagosur u dërgua në spitalin e San Gerardo, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.