Laçi fitore historike ndaj Craiova-s, munden Vllaznia dhe Teuta (VIDEO)

188
Sigal

Laçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League, duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Univ.Craiova. Në minutën e 34-t, pas një kundërsulmi perfekt, Lushkja shërben një pasim të artë për Zarubica-n, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë rezultati i ndeshjes nuk do të ndryshonte, teksa kurbinasit kanë shanse të mira tashmë për të kaluar në turin e tretë.

Vllaznia dhe Teuta janë mundur në duelet e para. Kuqeblutë u thyen 1-0 në transfertë nga AEL Limasol. Qipriotët ishin më dominues, por do të gjenin golin në shtesën e pjesës së parë me Scepovic. Në pjesën e dytë nuk do të ndryshonte asgjë, teksa shkodranët do të kërkojnë një tjetër përmbysje në shtëpi si në turin e parë.

Më keq bën Teuta që është mundur 0-2 në shtëpi nga Inter Escaldes. Soldevila ishte heroi për ekipin nga Andorra, duke shënuar dy golat. Paraqitje aspak e mirë për kampionët e Shqipërisë, që janë thuajse të eliminuar.