Shkrim kundër Romana Vlahutin, arrestohet dhe më pas lirohet nga prokuroria Kastriot Myftaraj

633
Pak pasi Kastriot Myftaraj, publicisti i njohur për shkrimet e tij të forta, botoi një artikull ku godiste Ambasadoren e BE në Tiranë Romana Vlahutin, Policia e Shtetit e ka arrestuar dhe kërkoi nga akuza hetim të menjëhershëm
Shkrim kundër Romana Vlahutin, arrestohet dhe më pas lirohet nga prokuroria Kastriot Myftaraj 
Kastriot Myftaraj është vënë në prangat e Policisë së Shtetit mesnatën e së martës nga forcat e komisariatit numër një në kryeqytet. Shkak sipas policisë që gazetari Kastriot Myftaraj, 51 vjeç, të arrestohej janë bërë disa thirrje për vrasjen e ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Në datë 7 Maj, Kastriot Myftaraj kishte publikuar në faqen e tij në Facebook një shkrim me titull “Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë”. Arrestimi i tij është bërë nga njësia Anti-Terror, pasi shkrimi është konsideruar se përmban nxitje të dhunës dhe urrejtjes, bazuar te neni 223 i Kodit penal për “Thirrje publike për veprime të dhunshme”. Kastriot Myftaraj në shkrimin që e akuzonte ambasadoren e BE, se po punon kundër Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re, bënte thirrje “Çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”. Sipas policisë Myftaraj përmes këtyre thirrjeve rrezikon 3 vite burg. Por nuk ka qenë i këtij mendimi akuza. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Kastriot Myftarajt, me argumentin se në shkrimin e tij nuk ka elemente të veprës penale për të cilat mund të hetohet. Kështu pas disa orësh qëndrimi në polici, Myftaraj, i është kthyer lirisë. 

Njoftimi i policisë
“Në datë 09.05.2017 Strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist. Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku bën thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues. Ai akuzohet për thirrje publike për veprime të dhunshme, mbi bazën e nenit 223 te Kodit Penal. “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet” thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i Kastriot Myftaraj jehonë në mediet e huaja
Arrestimi dhe më pas lirimi i publicistit Kastriot Myftaraj nuk ka kaluar në heshtje. Mediet e huaja kanë shkruar lidhur me këtë çështje. Foxnews ndërsa i referohet mediave vendase shkruan se policia shqiptare thotë se një gazetar është arrestuar pasi ka bërë thirrje për dhunë kundër një diplomati të Bashkimit Evropian. “Kastriot Myftaraj, 51 vjeç, gjithashtu një avokat politikisht i lidhur me opozitën e qendrës së djathtë, shkroi në Facebook kundër Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë, duke e konsideruar atë një “terrorist”, shkruan Foxnews. Teksa i referohet deklaratës së dalë nga Policia e Shtetit Foxnews vazhdon, “Një deklaratë e së mërkurës tha se Myftaraj u arrestua natën e kaluar “pas publikimit të një artikulli ku ai bën thirrje të hapura për të kryer veprime të dhunshme kundër rendit kushtetues”. Foxnews i referohet dhe mediave të vendit kur thotë se, një vend lokal në internet, ripublikoi tregimin e Myftaraj, duke shkruar se “çdo qytetar shqiptar që e do vendin e tij mund të vrasë Romanën dhe kjo do të ishte një akt anti-terrorist, jo terrorist”.
Sigal