Shkolla 9 vjeçare e ndërtuar në vitin 1995 është dëmtuar në kolona, 470 nxënës në Kukës mbeten pa mësim në klasa, drejtoresha: Do t’i sistemojmë në ambiente të tjera

255
Sigal

Rreth 470 nxënës bashkë me klasat përgatitore të shkollës 9 vjeçare “Riza Spahiu” të qytetit të Kukësit, nuk do të jenë në objektin e tyre në nisje të këtij viti shkollor me 27 shtator, ndërkohë që është pezulluar edhe mësimi plotësues. Kjo për shkak të shfaqjes së problemeve në njërën prej kolonave të shtrukturës së objektit, nga cilësia e dobët e punimeve.

Drejtoresha e shkollës Matilda Hoxha,thote se urdhëri për pezullimin e mësimit i ka mbërritur një ditë me parë dhe janë marrë të gjitha masat për vijimin e mësimit plotësues online, ndërsa pret nga Zyra Vendore e Arsimit për sistemimin e nxënësëve me 27 shtator në ambiente të tjera deri në realizimin e projektit përforcues dhe dhenies se garancisë për sigurinë e shkollës.

“Nuk ka nevojë për panik. Ne këtë gjë po e bëjmë për sigurinë e fëmijëve. Do bëhet rikonstruktimi dhe do ritkhehemi sërish në shkollë të lumtur siç kemi qenë”– është shprehur drejtoresha.

Ndërkohë,sipas Drejtorit të Urbanizmit Andrit Shehu,Bashkia e Kukësit ka njoftuar institutin e ndërtimit, ekspertet të cilët kanë mbërritur menjeherë në Kukës, e pas matjeve e verifikimeve në terren, kanë rekomanduar pezullimine mësimit dhe projektimin për përforcim e kësaj strukture.
Shkolla 9 vjeçare “Riza Spahiu” është ndërtuar pas viteve të 90-ta.