Gent Strazimiri: Pro-dvoranizmi është anti-amerikanizëm!

288
Sigal

 

Amerika nuk është “një vendim”, madje as thjesht një administratë! Amerika është aspirata e mbrojtjes së LIRISË dhe QËNDRESËS përballë liri-vrasësve!

Administratat dhe vendimet janë gjëja më e ndërrueshme në Amerikë, sepse ai vend i bekuar është DEMOKRACI, madje të dyshosh tek administrata apo vendimet e saj, për amerikanin është DETYRË KUSHTETUESE!

Kjo administratë amerikane ka marrë 1 vendim me dy pjese:
* “Adrian Dvorani kampion i demokracisë”, dhe “Sali Berisha minues i demokracisë”…(?!)

Nuk i ndan dot nga njëra-tjetra… janë “paketë”!!!
Nëse nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” ke damkosur veten si “anti-amerikan”!

Të pranosh këtë vendim në emër të pro-amerikanizmit, është anti-amerikanizmi siperor, sepse do të thotë të mohosh standardin, thelbin e pro-amerikanizmit që e kemi trashëguar me breza, që nga viti 1944, kur as na shkonte ndonjëherë nëpër mend se do vinte një ditë që kishim ambasadë…

Të pranosh këtë vendim, do të thotë të mohosh qendresën 46 vjeçare përballë persekutorëve si Ardian Dvoranit!
Të pranosh këtë vendim, do të thotë të mohosh betejën 30 vjeçare të kombit, për të ruajtur lirinë nga persekutorët si Ardian Dvorani.

Pasi ke pranuar këtë vendim, ke vetëm 1 rrugë:
* t’i kërkosh falje “Partisë”, Mehmetit, Kadriut, Aranit Çelës etj., për këto 30 vjet, dhe pastaj në shenjë reflektimi “pro-amerikan”, të shkosh të vendosësh një tufë lule tek varri i Enver Hoxhës…

Pasi ke pranuar që “Ardian Dvorani është kampion i demokracisë”, ti, betejë kundër “Partisë”, kundër “regjimit” të Ardian Dvoranit nuk bën dot më… do të ishte “anti-amerikanizëm”, do të ishte sulm dhe betejë ndaj “kampionit të demokracisë”…(?!)

Cilido që turpëron veten duke u përpjekur të mbrojë në emër të pro-amerikanizmit, ri-Dvoranizimin e Shqipërisë, po përgatitet për gjithçka tjetër përveçse për betejë!!!

Mos lejoni që kjo të ndodhë!