Shkoi për të prishur ndërtesën pas vendimit, punonjësi i IMT-së plagoset me armë zjarri

134
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë ku një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është plagosur me armë zjarri.

Mësohet se 50 vjeçari kishte shkuar në vendngjarje për të zbatuar vendimin e marrë nga institucioni ku punonte, por menjëherë është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili u arrestua nga policia.

Njoftimi i Plotë i policisë:

Rreth ores 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç qe sapo kish përfunduar zbatimin e një vendimi, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Autori u kap nga shërbimet.