Ndërtimi i thertores në Laknas të Kamzës, banorët në protestë: Leja ka skaduar, po shkelet ligji

272
Sigal

Banorët e fshatit Laknas në Kamëz sistematikisht kanë refuzuar ndërtimin e një thertoreje pranë banesave të tyre.

Ata pretendojnë se zona ku do të ndërtohet objekti është pyll e zonë e gjelbëruar dhe ndodhet fare pranë shtëpive.

Ditën e sotme, banorët kanë pasur debate me përfaqësuesit e firmës.

Banorët pretendojnë se leja për kryerjen e ndërtimit ka përfunduar, ndërsa përfaqësuesi i firmës, thotë se kanë afat deri në 36 muaj, pasi proceset gjyqësore të hapura nga vetë banorët, kanë shtyrë ekzekutimin e lejes.

Banorja: E ke marrë miratimin tonë me firmë për të ndërtuar fabrikën?

Përfaqësuesi i firmës: Ti ku merr leje për shtëpinë, merr leje te mua?

Banorja: Jo, se ma jep Bashkia

Përfaqësuesi i firmës: Edhe mua ma ka dhënë

Banorja: Kemi komunikuar me Bashkinë e Kamzës dhe ka thënë që nuk ka leje ndërtimi, është në aplikim. Ti s’ke leje drejtimi.

Përfaqësuesi i firmës: Kam leje drejtimi, kam 36 muaj kohë.

Banorja: Bashkia e Kamzës thotë të kundërtën.

Përfaqësuesi i firmës: Kam leje, ia të ta tregoj, si vij pa leje unë, sepse po më fusni në burg. Vlefshmëria e lejes është 36 muaj punë. Pezullimi shoqëron afatin.

Banorja: Gjykata e Apelit e ka bërë të pavlefshme ndërtimin. Për çfarë keni ardhur sot?

Përfaqësuesi i firmës: Ne kemi bërë aplikimin për të filluar punimet. Të fillojnë sepse s’ka nis ndonjëherë. U pezullua leja sepse po pritej vendimi i gjykatës. Pas vendimit leja është legjitime dhe e vlefshme. Kemi aplikuar pranë bashkisë.

Banorja: Ka ardhur me letra false. Nuk je për këtë punë. Bashkia e Kamzës thotë nuk e rinovon më lejen. E kam pesë metra larg, këtu do të bëhet stalla?

Përfaqësuesi i firmës: Ne jemi në dijeni që ka përfunduar leja e ndërtimin. Ne pretendojmë që zotërinjve i ka skaduar dhe deklarata mjedisore dhe leja e drejtimit, që prej kur kanë aplikuar.

Gjykata vendosi në fillim në favor të banorëve. Di të them tani që ata s’kanë më leje.

Përfaqësuesi i firmës 2: Nuk kemi nevojë të revoltohemi. Policia na mbron neve. Po të prek njeri me dorë? Nëse vepron kundër ligjit, policia ndërhyn. Rrini në mënyrë paqësore, kemi të drejtën tonë.