Shkodrër, “të gjithë në këmbë”, protestë për varfërinë dhe papunësinë

461
Sigal

Të rinjtë shkodranë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë protestuar sot në rrugët kryesore të Shkodrës. Në fokus të protestës ishte papunësia, mungesa e shanseve, tarifat e rritura të edukimit, për krimin që po sundon vendin, për kanabizimin e Shqipërisë.

Qindra të rinj dënuan penalizimin që Edi Rama po i bën Shkodrës me mosdhënie fondesh, vetëm për shkak se qytetarët atje nuk e votuan në zgjedhjet lokale. Gjithashtu, të rinjtë protestuan për faktin se në kushtet e varfërisë ekstreme, të përmbytjes e pasojave të saj, Edi Rama bën turistin në Amerikë.

Të rinj e Shkodrës gjithashtu denoncuan megallomaninë e Edi Ramës, i cili ndërhyri në fushatën e zgjedhjeve në Amerikë duke lëshuar fyerje për Presidentin Trump, çka rrezikon të dëmtojë interesat e vendit, duke dëmtuar raportet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë. Ata njëzëri thanë se distancohen nga këto qëndrime të Edi Ramës.