Avokati i Çakos: Do ankimojmë vendimin e gjykatës brenda 10 ditësh

502
Haki Çako do ta ankimojë brenda afatit 10 ditor vendimin e Gjykatës për pezullimin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Një fakt të tillë e bëri me dije për Maks Haxhia. Sipas tij, vendimi për pezullimin e Çakos është i pabazuar në ligjin procedurial dhe material. “Do bëjmë ankimimin brenda afatit 10 ditor. Vendimi i gjykatës, jo i drejtë dhe i pa bazuar në ligjin procedurial dhe material”, tha avokati. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u pezullua sot nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërkohë dy drejtorë të tjerë nga sektori i forcave operacionale u pezulluan për pengimin e zbardhjes së të vërtetës. Vendimi i Gjykatës u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila po heton në lidhje me një pajisje përgjimi të përdorur nga policia. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i cilësuan veprimet e Prokurorisë tregues të joseriozitetit të institucioneve ndërsa Tahiri mbrojti qëndrimin e tij se policia nuk ka kryer përgjime.
Sigal