Skandali i përgjimeve, Kastriot Islami: Rama dhe Tahiri të përfshirë

539
Deputeti demokrat, Kastriot Islami, ka reaguar pas pezullimit nga detyra të drejtorit të policisë, Haki Çako. Deputeti Islami ka deklaruar se Rama dhe Tahiri janë të përfshirë në skandalin e përgjimeve dhe kërcënojnë Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërsa, ka shtuar se ata po mbrojnë Çakon dhe skandalin e përgjimeve, që sipas tij, është më i madhi në 15 vjet. 
“Rama dhe Tahiri te perfshire ne skandalin e pergjimeve kercenojne Prokurorin e Pergjithshem… Nje nga skandalet me te medha ne 15 vjet, skandali i pergjimeve…Thuhet se jane pergjuar ne menyre te kunderligjshme, me nje paisje te sofistikuar te futur ilegalisht ne Shqiperi, zyrtare te larte te shtetit shqiptar dhe perfaqesues te ambasadave te huaja… Prokuroria sot ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Pergjithshem te Policise, kane ndaluar dy punonjes te policise dhe thuhet se ka marre ne hetim Ministrin e Brendshem Tahiri. Nderkohe Rama dhe Tahiri jo vetem qe kane marre nen mbrojtje Drejtorin e Pergjithshem te Policise por edhe kane sulmuar Prokurorine e Pergjithshme…Nje taktike tashme e njohur e aplikuar nga Rama dhe Tahiri: sa here Prokuroria vepron ne favor te veprimeve te policise ata e ngrene ne qiell prokurorine dhe sa here qe Prokuroria vepron kunder dhunimit te ligjit nga ministrat apo vartesit e tyre, Rama del dhe sulmon ashpersisht Prokurorine, duke i shantazhuar me largimin nga detyra ne “kuader te reformes”… Ky eshte nje skandal tjeter qe i mbivendoset skandalit te pergjimeve…”, ka shkruar Islami në Fb.
Sigal