Gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael sqaron tifozët në Facebook: Ja pse u solla ashtu

507
Sigal

Gjyqtari i akuzuar nga tifozët shqiptarë si shkaktari kryesor i humbjes në ndeshjen Shqipëri-Izrael ka hapur sërish llogarinë në Facebook. Gjyqtari turko-gjerman, Deniz Aytekin mbylli llogarinë pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, pasi u sulmua me akuza dhe sharje nga tifozët shqiptarë për shkak të dy kartonëve të kuq që ai i dha Gjimshitit dhe Berishës, shoqëruar me penallti, duke e lënë në këtë mënyrë kombëtaren si kurrë më parë në atë gjendje.

Së fundi ai e ka rihapur këtë adresë, duke bërë edhe një sqarim publik se pse veproi ashtu në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe pse e mbylli adresën e tij në Facebook.

Konkretisht ai e pranon se e ka mbyllur adresën e tij në Facebook, si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje.

Për sa i përket ndeshjes Shqipëri-Izrael, gjyqtari thotë se pasi e ka riparë videon edhe njëherë të plotë, konfirmon se pa përjashtim të gjitha vendimet e tij kanë qenë të drejta, pasi sipas tij veprimi i Gjimshitit apo goditja e portierit Berisha padyshim çon në karton të kuq./BW/