Shkodra me numrin më të lartë të rasteve në 24 orë, dalin detajet: Të prekurit, nga dy familje. Mes tyre fëmija 13 vjeç

335
Sigal

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend ka mbërritur në 304 persona, Shkodra është qyteti që ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë sot se 12 raste të reja janë konfirmuar në Shkodër.

“Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren”- tha ajo.

Rakacolli theksoi se “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.”.

Me tej, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i beri apel qytetareve qe të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”- tha Rakacolli.