KLGJ bënë me dije se në vijim të Mbledhjes Plenare të datës 22 tetor 2025, në të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin në pozicion të gjyqtarëve të emëruar më datë 31 korrik 2025, Këshilli do të organizojë ceremoninë e betimit të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2025.
Për sa më sipër, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të jeni të pranishëm në ceremoninë e betimit të 42 magjistratëve të rinj që i bashkohen sistemit gjyqësor.
Ceremonia do të zhvillohet ditën e nesërme, më datë 23 tetor 2025, ora 12:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.





















