Makina përplaset me zetorin, plagosen dy drejtuesit

241
Sigal

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë. Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Dushk, automjeti tip “Citroen”, që drejtohej nga E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar të dy shoferët, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 17:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në fshatin Dushk, automjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Dushk.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.