Shkodër-arrestohet 25-vjeçari, i dha policit 500 lekë

412
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një 25-vjeçar është arrestuar, pasi i ka ofruar
ryshfet në shumën prej 500 lekësh një efektivi të Policisë Rrugore për të
shmangur gjobën.


Bujar Yzeiraj, banues në Krujë, është arrestuar në rrugën
nacionale Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat. 

25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “korrupsion aktiv
ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.