Shkodër, 50 vjeçari tregon kush e plagosi, por një tjetër person pranon autorësinë

503
Sigal

Është zbardhur deklaratat e 50 vjeçarit Gëzim Bici, i cili u plagos ditën e djeshme në Shkodër. Në momentin që ai është futur në autoambulanca ka deklaruar se është plagosur nga Bardh Isufi.

Por kjo deklaratë ka shkaktuar konfuzion tek policia pasi në orët e vonë të mbrëmjes së djeshme në komisariatin e policisë është shfaqur një tjetër person emri i të cilit nuk bëhet publik.

Ai pretendon se është autori i plagosjes së Bicit.

I plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për të kuptuar më shumë në lidhje me autorin e vërtetë policia pritet të marre në pyetje të plagosurin.

Pista ku policia është përqendruar më shumë është ajo e konfliktit për kufirin e pronës mes Isufit dhe Gëzim Bicit. Autori i dyshuar Bardh Isufi në afërsi të Urës të Bunës në fshatin Zues ka në pronësi një gurore e cila është në kufi me pronën e Gëzim Bicit.