Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Uniformat blu u kanë shkuar pranë disa të rinjve që kishin thyer orarin policor të orës 23:00.
Ata i kanë kërkuar të rinjve që të largoheshin për në shtëpitë e tyre. Por më pas ka nisur një përplasje fizike mes të rinjve dhe efektivëve të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 11, ku siç shihet në pamje, disa të rinj kanë qëlluar policinë me grushte e shkelma, por që kanë marrë përgjigje nga blutë e Durrësit, që i kanë shtrirë në tokë dhe i kanë shoqëruar në komisariat.