“Shkelje e përsëritur e kërkesave rregullative mbikëqyrëse”/ Banka e Shqipërisë pezullon licencën e “Micro Credit Albania” (VENDIMI)

84
Sigal

Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania për shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse. Sipas BSH-së, shoqëria financiare nuk ka zbatuar të gjitha masat administrative të vendosura nga Banka qendrore duke përsëritur shkeljet.

Pas një kontrolli në korrik të 2020 pranë subjektit në të cilin u evidentuan shkeljet shoqëria financiare, “Micro Credit” tha se do të merrte masa për korrigjimin e  situatës. Por, BSH tha se, në një kontroll të dytë në shtator 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes vuri re që masat ishin zbatuar pjesërisht duke konstatuar këto shkelje:

“Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren, nuk i ka  klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku, subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë paguese, por  është bazuar në vetëdeklarime të paverifikuara, subjekti nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij”-shkruhet ne vendimin e BSH-së.

Pëveç kësaj, thotë banka e Shqipërisë, subjekti “Micro Credit” ka vepruar në mënyrë të përsëritur të shkeljeve të kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë duke favorizuar palët e lidhura dhe ka paraqitur përpara autoritetit mbikëqyrës një situatë joreale të cilësisë së portofolit të kredisë. Subjekti nuk ka respektuar kërkesat rregullatore lidhur me kufizimin e masës së penaliteteve.

Microcredit Albania është një shoqëri financiare prej vitit 2014, duke ofruar shërbimin e kredive për bizneset dhe qytetarët.

Ajo vetëprezantohej si shoqëria e parë financiare e cila u krijua për t’iu ardhur në ndihmë individëve për të plotësuar nevojat e tyre minimale, duke dhënë kontribut në rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe duke u bërë pjesë në investimin e tyre.

"Shkelje e përsëritur e kërkesave rregullative