Shikoni sa tërmete kanë rënë që nga e marta

852
Sigal

Shqipëria vijon të lëkundet, që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave më të fundit të IGJEUM, në vend janë regjistruar plot 814 pasgoditje, një pjesë e të cilave kanë qenë mjaft të forta. Ndërkohë, IGJEUM sqaron se vetëm gjatë natës së kaluar janë shënuar disa lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.4.

Ja të dhënat e IGJEUM:

Nr total i pasgoditjeve – 814.

Nr total i ngjarjeve te lokalizuara-110.

Numri i ngjarjeve te lokalizuara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm – 21, ndër të cilat ngjarja me Magnitude me të madhe është ajo e orës 22:50:16 ose me orë lokale 23:50:16, me Magnitudë = 4.4 të shkallës Rihter, 4 ngjarje kanë qenë me Magnitude mbi 4 dhe të tjerat nën 3.8.